VIDEO/ Ndërhyrje e ashpër e futbollistit të Crystal Palace, për pak sa nuk i thyen kaviljen Moutinho-s

Një ndërhyrje ashpër u regjistrua në ndeshjen e Premier League mes Wolves dhe Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Në minutën e  85-të, mesfushori serb, Luka Milivojeviç, bën një ndërhyrje të ashpër drejt e në kaviljen e portugezit Joao Moutinho, duke i rrezikuar thyerjen.

Gjyqtar në këtë sfidë ishte Atkinson, i cili fillimisht edhe pse ishte shumë pranë aksionit, nuk sinjalizoi për faull, ndërkohë që pas sinjalizimit nga VAR, ndëshkoi me karton të kuq futbollistin serb.