FOTOREPORTAZH/ Zgjedhjet, Amerika bëhet gati për ‘luftë’

Të martën Amerika voton në një palë zgjedhje presidenciale të cilësuara si më të rëndësishmet e shekullit.

Interesi për të votuar është shumë i lartë, pasi miliona njerëz e kanë hedhur votën që tani. Por polarizimi në vend është shumë i madh dhe është shoqëruar me protesta dhe akte vandaliste.

Ndërkohë, qytetarët po bëhen gati për tensione të mundshme. Bizneset kanë nisur të izolojnë pronat e tyre nga frika e vandalizmat. Në disa shtete është dërguar edhe Garda Kombëtare. Grupet e majta kanë paralajmëruar se do të mblidhen përpara Shtëpisë së Bardhë kur të mbyllen votimet.

Në garë për këto zgjedhje janë Joe Biden i Demokratëve dhe Donald Trump i Republikanëve.