Infektohet me Covid-19 presidenti i klubit të Serie-A

Presidenti i  Torinos, Urbano  Cairo, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Cairo, tashmë është i shtruar në Spitalin San Paolo në Milano në departamentin e sëmundjeve infektive.

Sipas asaj që raportohet nga  “Corriere Della Sera” , gjëndja e tij është mjaft e mirë, por i duhet të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve. Kairo është presidenti i dytë i një klubi të Serie A që rezulton pozitiv me koronavirus, pas De Laurentiis muajin e kaluar.