", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/30/auto_3333331604089092.png", "width": 900, "height": 798 } }

VIDEO/ Nxirret e gjallë nga rrënojat, vajza e shokuar përqafon babain

Një tjetër lajm i mirë vjen nga turqia, ku një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine.

Në një video të publikuar, duket momenti kur vajza nxirret  nga gërmadhat në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa sheh e hutuar njerëzit përreth. Nga ana tjetër, fatin e saj nuk e patën dy adoleshentë në ishullin Samos, Greqi të cilët humbën jetën nën gërmadhat e një godine që u shemb.

Kujtojmë se të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 6.6 të shkallës Rihter në Turqi ndërsa 607 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Si pasojë e lëkundjeve u krijua edhe një mini-cunami që shkaktoi jo pak dëme.