Salianji publikon VIDEON e Lleshajt: Përçmimi ndaj policëve, i neveritshëm

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për talljen që u bëri policëve.

"Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.

Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla pët t’i përdorur në shkelje të ligjit.

Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!

Mos i prano më palaçot në pushtet!

Denonco, shpërndaje këtë video".