EMRI/ Arrestohet me katër klandestinë, i priti sa kaluan kufirin grek

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person i cili u kap teksa po transportonte klandestinë që sapo kishin hyrë nga Greqia.

Sajmir Mucaj nga Tepelena u arrestua me katër klandestinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku Mucaj po i transportonte me automjet në drejtimin verior.

Ai është arrestuar menjëherë ndërsa klandestinët sirianë po trajtohen me ushqim dhe nesër do të  deportohen për Greqi.