'Vëlla nuk e dija që ishe shqiptar', Mustafi batuta me shokun e skuadrës

Prej katër vitesh, mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi aktivizohet te skuadra e Arsenalit në Premier League.

Futbollisti i i cili përfaqëson Gjermaninë nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij, ku kanë spikatur dhe festimet pas golave dhe me shqiponjën të formuar me duar.

Për shqiponjën ka reaguar Mustafi në rrjetin e tij zyrtar në ?Instagram? ku në ?storyn? e tij ka publikuar festimin e golit të Joe Willock me mbishkrimin e një batute ?vëlla nuk e dija që ishe shqiptar, hajde shqipe? , shkruan Shkodran Mustafi në foton për Willock.