Virusi jashtë kontrollit në Itali/ Mbi 31 mijë raste të reja dhe rreth 200 viktima
Italia është në një situatë kritike, ku përhapja e virusit shfaqet shumë më e rënduar dhe është jashtë kontrollit.
Në 24 orët e fundit numri i personave të infektuar në Itali është rritur ndjeshëm e janë shënuar 31084 raste të reja, ndërsa numri i viktimave është 199.
Nga 21 rajone që ka Italia, 11 prej tyre janë mjaft pranë ‘skenarit kritik 4’, e pesë rajone të tjera Campania, Emilia-Romagna, Lombardia ndodhen aktualisht në këtë situate, sipas raportit të fundit të Komitetit tekniko-shkencor, e i autoriteteve shëndetësore.
Mosha mesatare e viktimave është 80.5 vjeç e mbi 42, 7% e tyre janë femra.
Viktima mbi 60 vjeç përbëjnë 4.6% ndërsa ata mbi 50 vjeç janë rreth 1.1 %.
Në 24 orët e fundit Italia ka kryer 215 866 tampone. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 647.674, i viktimave në 38.321 dhe i të shëruarve në 283.567, +4.285 më shumë se dje.
Rajone më shqetësuese shfaqen Lombardia me 8960 të infektuar më shumë se një ditë më parë, Veneto me 3012 , Campania 3186 të infektuar në 24 orët e fundit, Toscana 276 5, e Piemonte 2719 të infektuar.