ZYRTARE/ Barcelona publikon listën e futbollistëve, ngel jashtë...

Klubi i Barcelonës ka publikuar listën e futbollistëve për sfidën kundër Alaves e vlefshme për javën e 6-të në La Liga.

Pjesë e të ftuarve nuk është Riqui Puig, i cili është lënë jashtë për arsye teknike. Ter Stegeni dhe Umtiti vazhdojnë rikuperimin, nuk do të jenë të gatshëm për nesër. Po ashtu jashtë listës është edhe mbrojtës, Araujo që u lëndua në ndeshjen kundër Juventusit.

Pjesë e listës janë dy futbollistët e Barcelonës B, Konard de la Fuente dhe Arnau Tenasi.