Australia parashikon katastrofa në të ardhme, komisioni përpilon koordinimin kombëtar

Australia ka nevojë për koordinim kombëtar dhe reagim ndaj katastrofave që parashikohen të jenë më të shpeshta pas ndryshimeve të theksuar klimaterike.

Një hetim i kryer nga komisioni mbretëror ka vlerësuar se dëmet e shkaktuara do të jenë shumë të mëdha nga katastrofat që mundet të prekë dhe kërcënoj mijëra jetë njerëzish.

Komisioni, në raportin e tij me 1.000 faqe, ofroi mësime të gjera nga ajo që Kryeministri e quajti "verë e zezë" ku në vitin 2019 zjarret vranë 33 persona dogjën 24 milionë hektarë miliarda kafshë dhe shkatërruan gati 3000 shtëpi .

Komisioni mbretëror ka bërë 80 rekomandime , përfshirë thirrjet për një qasje më të koordinuar dhe legjislacionin e ri për të lejuar Kryeministrin të shpallë një gjendje kombëtare të jashtëzakonshme.

Shumë nga rekomandimet përfshinin përmirësimin e koordinimit midis shtetit dhe autoriteteve federale.