Basha: Një dhimbje e madhe, krenari që patëm një artist kaq të madh

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhet në nder të kompozitorit Avni Mula.

Pas homazheve në hollin e Akademisë së Arteve Basha, tha se është një dhimbje e madhe, por edhe një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e tij një artist si Avni Mula.

‘Një dhimbje e madhe, por është një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si Anvi Mula dhe kjo është ndër të paktat raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë, artin e tij dhe t'i lutemi Zotit që t'i prehet shpirti në paqe’, tha Basha.