Meksikë/ Lufta mes karteleve, gjendet varri masiv me 59 viktima

Pesëdhjetë e nëntë trupa janë gjetur në varre masive në qytetin Salvatierra të shtetit Guanajuato në Meksikë.

Shefja e Komisionit Kombëtar Kërkimor, Karla Quintana, tha se në gërmimet e nisura javën e kaluar pas një denoncimi, janë zbuluar 59 gropa varresh në një ngastër të zbrazët menjëherë pranë qytetit.

Quintana deklaroi se trupat e 59 personave janë nxjerrë deri më tani në rajon, duke shtuar se shumica e viktimave ishin persona të rinj dhe se kishte shumë gra mes tyre.

Aktivitetet e kërkimit janë duke vazhduar në rajon.

Guanajuato, skenë e luftërave për pushtet midis bandave të krimit të organizuar të trafikimit të drogës, njihet si shteti me shkallën më të lartë të vrasjeve në vend. Akutalisht ndodhin përplasje midis kartelit të drogës Jalisco nga ky shtet dhe kartelit Sinaola, i cili vepron në shtetet fqinje, si dhe bandave lokale që e mbështesin.