Komisioni i Vetingut do të punojë online deri më 6 nëntor

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur ndryshe si komisioni i Vetingut të drejtësisë,  njoftoi se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.

"Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve, - thuhet në vijim dhe se "denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike."