", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/30/auto_ter-stegen-780x4391604046353.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

U tha se do kryejë operacion, Ter Stegen na befason duke u rikthyer në stërvitje!

Barcelona ka marrë një lajm të mirë.

Portieri Marc-Andre ter Stegen na ka befasuar duke u kthyer në stërvitje me grupin pasi prej verës ka pësuar një dëmtim të rëndë ku është përfolur se do të kryejë operacion në gjurin e djathtë.

Pavarësisht kësaj situate, gjermani mund të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës në ndeshjen e së shtunës kundër Alaves.

Samuel Umtiti gjithashtu ishte përsëri në fushë, me Barcelonën që konfirmoi se qendërmbrojtësi francez përfundoi një pjesë të seancës me bashkëlojtarët.