PR takimin në njësinë 7, Mediu: Kemi një Kryministër të papërgjegjshëm, po çon vendin në krize me BE

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediua ka zhvillura nje takim me kordinatorët e saj në njësinë 7 në Tiranë.

Aë fjalën e tij ai deklaroj se vendi po shkon drejt një krize politike me BE për shkak te një kryeministri të papërgjegjshëm.

Refuzimi i BE, komisjonerit për zgjerim, Komisjonit Europian dhe parlamentit Europian për të pritur vendimin e Komisjonit të Venecias për Kodin Zgjedhor tregon qartë se Rama është i vendosur kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Europiane.

“Rama është i vendosur që të vjedh zgjedhjet, te shkatërroj cdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kreu i PR gjatë takimit.

“Shqiptarët e kanë detyrën e tyre historike që tl bashkohen për të larguar të keqen antieurpianizmin, banalitetin, krimin, korrupsionin dhe përbuzjen që perfaqëson Rama”.

“Opozita brenda mandatit te saj të parë do të bëjë Shqiperinë anëtare te BE. Ajo do bashkoj shqiptarët në përballjen me regjimin e korruptuar të Ramës dhe ndërtimin e shpresës dhe besimit Europian”.

“Opozita s’ka kohë për të humbur ajo duhet të bashkohet në cdo skaj të Shqipërise në cdo qendër votimi për të mbrojtur Liritë e shqiptarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Kryetari Mediu vuri në dukje se të rinjtë si Famela, Blendi dhe të rinjtë e PR do bëjnë të mundur që Partia Republikane të jetë një forcë vendimtare në zgjedhje dhe qeverinë e të djathtës mbas 25 Prillit.