Ballkani nën ndikimin e anticiklonit afrikan, që influencon stabilitet të motit
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga aktiviteti i Anticiklonit afrikan i cili do të influencojë stabilitet të motit në fundin e tetorit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Premte dt 30 Tetor 2020
E Premte dt 30 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në orët e para të mëngejsit, gradualisht gjatë ditës vranësirat do t’ia lenë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 11/23°C
Zonat bregdetare 13/22°C
E Premte dt 30 Tetor 2020
Kosova për ditën e Premte dt 30 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit, vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 14°C-17C° gradë Celcius.
E Shtunë dt 31 Tetor 2020
E Shtunë dt 31 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare ku nuk do të mungojë mjegulla në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/17°C
Zonat e ulëta 7/22°C
Zonat bregdetare 12/22°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari