Chiellini rikthehet nga dëmtimi, Pirlo shpreson ta ketë gati për sfidën e Championsit

Pas humbjes 0-2 ndaj Barcelonës në “Allianz Stadium”, Andrea Pirlo ka marrë një lajm të mirë nga infermieria, pasi kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar dhe mund të luajë nga minuta e parë që në sfidën e javës së ardhshme ndaj Ferencvaros.

I dëmtuar në përballjen ndaj Dinamos së Kievit në Ukrainë, mbrojtësi 36-vjeçar është rikthyer të stërvitet në fushë paraditen e sotme, megjithatë Pirlo pritet të mos e rrezikojë për ndeshjen e të dielës ndaj Spezias.

Kjo pasi për transfertën hungareze ndaj Ferencvarosit më datën 4 nëntor, Pirlo do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Merih Demiral, që u ndëshkua dje me karton të kuq dhe është pezulluar.