‘Trajtimi i COVID-19 është falas’/ PD thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi ka braktisur qytetarët

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe i bën thirrje SPAK të hetojë pse nuk po u ofrohet qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-19.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se qeveria po shkel vetë ligjin 15/2016 i cili e detyron atë që çdo personi të dyshuar apo konfirmuar me sëmundje infektive t’i ofrohet shërbimi falas shëndetësor dhe i menjëhershëm.

Ish-deputeti tregon se nga të gjitha ilaçet për trajtimin e COVID-19, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit teksa praktikisht jep vetëm 3 ditë terapi me këtë ilaç.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë: