Video/ 30 vjeçari organizon aksident me motor, për t’i propozuar të dashurës për martesë

Një motoçiklist ka inskenuar një aksident në mënyrë që të mund t’i propozonte të dashurë së tij, përpara të gjithë turmës që e vëzhgonin, përfshirë familjen e saj.

Jeremy Durst, 30 vjeç, nga Miami, u regjistrua në ngjarjen garuese Motorama, vetëm për ti organizuar të dashurës së tij propozimin perfekt.

Në video, shihet Jeremy gjatë garës kur humbet kontrollin e motorit të tij dhe rrëzohet.

Menjëherë e dashura e tij shkon pranë tij, por pa e ditur se do të suprizohej nga ai. Jeremy nxorri unazën dhe e propozoi për martesë.