Sërish shifra rekord në Itali/ Rriten viktimat dhe rastet e reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar rekord të infeksioneve me koronavirus, ku janë konfirmuar 26,831 raste të reja, përkundër 24,991 të mërkurën.

Gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave, pasi Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar 217 vdekje, krahasuar me 205 një ditë më parë.

Pothuajse një mijë shtrime të reja në spital, nga të cilat 115 në kujdesin intensiv. Ekziston edhe një rekord i testeve të kryera,  201,452, 2,500 më shumë se të mërkurën.