Infektohet Guvernatori i Bankës Gent Sejko, pozitiv me COVID-19

Ditën e sotme, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas informacioneve, mësohet se ai ndodhet në karantinë dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.

Gjithashtu këtë të enjte u konfirmua pozitive edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.