Hynë pa lajmërim në ujërat shqiptare, ndalohet veliera me katër rus në bord/ Zbardhet destinacioni

Një velierë është ndaluar nga autoritetet shqiptare, në Vlorë.

Mësohet se veliera më katër shtetas rus në bord ishte nisur nga Turqia me destinacion Malin e Zi, por kanë hyrë në ujërat shqiptare pa një njoftim paraprak.

Ata pretenduan se i kishte lënë karburanti rrugës, por policia kufitare i ka ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Aktualisht Veliera gjendet në portin e Vlorës./ Panorama/