‘Paaftësi dhe dështim total’, Pampuri reagon pas deklaratës së Manastirliut: Skandaloze!

Ish depuetatja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj deklaratave të Ministres së shendetësisë Manastirliu e cila deklaroi në kuvend se, do të përballemi me situatën se kush do të trajtohet i pari nga pacentët e sëmurë me covid-19.

Ajo në një shenim në facebook e quajti skandaloze deklaratën e zyrtaras së lartë

Ja postimi i plotë:

Skandaloze....

Si do të përballesh me kushtet kush do të trajtohet i pari?????

Ti nuk ke hapur ende pavionet Covid në spitalet rajonale!

Ti nuk ke vënë në funksion Covid 3 dhe 4!

Si mund të përhapësh panik, vetëm për të mbuluar aferat korruptive!

Vetëm për të mbuluar dështimin tuaj, jeni gati t'i vini shqiptarët përballë panikut.

Paaftësi dhe dështim total.