Era Istrefi përndiqet nga një burrë që iu prezantua si polic/ Arrestohet 45-vjeçari

Duket se këngëtarja Era Istrefi është përballur me një situatë aspak të lehtë.

Së fundmi, ajo ka rënë pre e një mashtrimi.

Sipas gazetës “Reporteri”, një mashkull i është paraqitur Erës si polic, por më vonë ka rezultuar se ai nuk kishte lidhje me uniformën e policisë.

Sipas gazetës Reporteri, kjo ngjarje ka ndodhur para 6 ditësh, rreth orës 21:00.

 45-vjeçari e ka ndaluar artisten në rrugë dhe më pas e ka shoqëruar atë deri në lagjen “Marigona Residence”.

Personi, është identifikuar nga policia si Bujar Shala dhe më pas është arrestuar.

Por, deri tani nuk ka një reagim nga vetë këngëtarja.

Kujtojmë, se vetëm para pak kohësh, Era ndau me fansat lajmin se ajo tashmë ka marrë nënshtetësinë angleze.