VIDEO/ 'Shifrat zyrtare fshehin shifrat e vërteta të rasteve me Covid në Shqipëri'

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur konferencën e shtypit sot me një denoncim për atë që po ndodh në parlament.

“Dua të dënoj maskaradën e ministres së Shëndetësisë në këto momente në Kuvend, që po mundohet të mbulojë dështimin e Edi Ramës, - tha Basha për pandeminë.

“E vërteta e shifrave të të infektuarve është fshehur dhe unë kam disa fakte nga rrethi i gjërë familjar.

Po gënjejnë për numrin e vërtetë të viktimave dhe të personave të infektuar. Përmasat e vërteta të infeksionit po mbahet e fshehtë sepse Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit të pandemisë."