Capello ‘shpërthen’ me kritika ndaj Juventusit: Braça mund të shënonte 8 gola!
Barcelona mori një fitore të rëndësishme në Torino duke e mposhtur 2-0 Juventusin.
Trajneri legjendar, Fabio Capello nuk ka kursyer kritikat ndaj “Zonjës së Vjetër” e cila sipas tij zhvilloi një lojë të dobët duke i lënë shumë hapësirë Barcelonës.
Sipas Capellos, skuadra e Messit kishte mundësi që të shënonte 8 gola.
“Juventusi vuajti shumë, luajti kundër një Barcelone në krizë. Barcelona ishte shumë e shpejtë dhe më bëri shumë përshtypje: Mund të shënonin 8 gola, shënuan dy krejt rastësisht. Kjo është ajo që më bën të dyshoj për atë që kemi në shtëpi. Juventusi mundet lehtësisht në Europë pavarësisht se është një klub i madh italian dhe prej 9 vitesh fiton Scudetton”, tha Capello.