Pas festës së përvjetorit, Kim Kardashian quhet 'egoiste' nga ndjekësit

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Me disa foto të postuara në Twitter, ajo na konfirmon se mosha s’është asgjë tjetër veç se një numër.

Bukuroshja ka postua disa foto me bikini, ku duket më seksi se kurrë.

Nuk zgjati shumë dhe pas publikimit të këtyre fotove Kim Kardashian West u quajt “egoiste” pasi festoi 40 vjetorin e lindjes në një ishull privat me një grup të madh miqsh dhe familjarësh.

Ylli i televizioneve tha se para udhëtimit,  të ftuarve iu është bërë kontrolli mjekësor dhe iu është kërkuar që të karantinohen.

Teksa publikoi disa foto nga festa në Twitter, Kim tha se ndihet shumë e privilegjuar.

Ndërsa disa prej ndjekësve i vlerësuan sinqeritetin, të tjerë thanë se kritikuan duke thënë se shumë familje janë ndarë për shkak të COVID-19.

“Është kaq groteske. Të pasurit pretendojnë të jenë normal në një ishull privat. Njerëzit normalë po anulojnë festat e “Falënderimeve” dhe Krishtlindjeve.

Ndërkohë muzikanti britanik, Peter Frampton komentoi: “A jeni kaq të pandjeshme që nuk e kuptoni se nuk është kjo ajo që shumica e njerëzve duan të dëgjojnë në këtë periudhë pandemie? Njerëzit shkojnë në bankat e ushqimit jo në ishujt privatë.”

Duke pranuar faktin që jemi në një situatë pandemike, Kardashian u shpreh: “Para COVID, mendoj se asnjë prej nesh e vlerësoi vlerën e të udhëtuarit apo të qëndrimit së bashku me familjen dhe miqtë në një mjedis të sigurt. Pas dy javësh që iu nënshtruan kontrolleve shëndetësore dhe qëndrimit në karantinë, unë me rrethin tim të ngushtë udhëtuam drejt një ishulli gjërat ishin normale vetëm për një moment të shkurtër kohor.”