EMRI/ Vranë emigrantin shqiptar, shpallen fajtorë 4 persona

Një gjykatë e lartë në Australi gjeti fajtor katër persona për vrasjen e një refugjati shqiptar.

Benjamin Mitchell, Alfred Rigney, Matt Tenhoopen dhe Aaron Carver u shpallën fajtorë për vrasjen e Urim Gjabrit në tetor të vitit 2018 në Adelaide.

Një juri prej 10 grash e 2 burrash i gjeti ata fajtorë për vrasjen e shqiptarit në një shtëpi ku rritej kanabis.

Gjabri u gjet i vdekur në banesë. Prokurorët thanë se ai po fshihej në shtëpi që të mos kapej nga autoritetet e emigracionit.

Ata dëgjuan se shtëpia u sulmua dhe u grabit, ndërsa Gjabri u godit.

Prokurorët thanë se ai ka jetuar për disa kohë, por një plagë në kokë ishte fatale për të.

Gjaku i gjetur i shpërndarë nëpër kanabis tregon se si ka lëvizur nëpër shtëpi.

Trupi u gjet tre ditë pas sulmit. Një telefonatë e përgjuar nga policia zbuloi autorët. Njëri prej tyre pranon se shqiptari ‘ka vdekur’. Analizat e një thike të gjetur në shtëpi dhe bishti i një cigareje e lehtësuan punën e hetuesve.

Edhe një video nga e dashura e një prej të dënuarve tregon momentin kur ai merr kanabisin.