Nisin vranësirat, Ballkani ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të ifluencojë mot relativisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Enjte dt 29 Tetor 2020
E Enjte dt 29 Tetor 2020 moti do të vijojë me mjegull kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjshtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Jugperëndim. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/17°C
Zonat e ulëta 10/22°C
Zonat bregdetare 13/21°C
E Enjte dt 29 Tetor 2020
Kosova për ditën e Enjte dt 29 Tetor 2020 moti do të jetë me mjegull në orët e para të mëngjesit, dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 15°C-18C° gradë Celcius.
E Premte dt 30 Tetor 2020
E Premte dt 30 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të izoluara shiu në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/16°C
Zonat e ulëta 11/21°C
Zonat bregdetare 13/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari