Qeshi me të madhe kur Rama po kalonte në rrugë, policia shoqëron në qeli një grua

I prishi qetësinë udhëheqësit të madh, shoqërohet në polici një grua!

Çmenduria ka ndodhur në Tiranë, ku një grua që ishte në hesapin e saj në zonën e Kalasë së Tiranës, është ndaluar fillimisht nga Garda dhe më pas nga policia për në komisariat.

Siç edhe lexohet në raportin e shërbimit, një grua e identifikuar si Teuta Baçi, banuese në Tiranë, ishte duke dalë nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës, kur ka qeshur me të madhe, në kohën kur Rama po thoshte diçka.

Por ky veprim nuk i ka pëlqyer rojeve të Edi Ramës.

Gardistët e kanë ndaluar gruan dhe më pas kanë thërritur policinë.

Efektivët e Komisariatit numër 1 e kanë shoqëruar gruan dhe pasi e kanë pyetur e kanë lënë të lirë.

Më poshtë, keni raportin e shërbimit të policisë: