FOTOLAJM/ Shitën gjithçka, familja mbytet në kërkim të një jete më të mirë

Katër anëtarë të një familje kurdo-iraniane u mbyt teksa po tentonte që të kalonte Kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe, raporton Daily Mail.

Ata u kishin paguar trafikantëve 21.600 sterlina për të nisur një jetë të re në Britani.

Rasoul Iran-Nejad, 35 vjeç, Shiva Panahi, 35 vjeç, Anita, 9 vjeç dhe Armin, 6 vjeç, u mbytën kur anija e improvizuar u përmbys teksa po lundronte në kushte të vështira moti me dallgë të larta dhe erë të fortë.

I vogli i tyre, Artini, nuk është gjetur akoma, raporton BBC. Zyrtarët francezë kanë ndërprerë kërkimet duke thënë se nuk ka shpresa që të gjenden të mbijetuar.

Vëllai i kryefamiljarit tha për mediat se ai kishte shitur gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.