Tuchel me dhimbje koke, Neymar lë fushën i dëmtuar

Në kuadër të javës së 2-të të fazës së grupeve në Champions League, Paris Saint-Germain aktualisht po përballet me Istanbul Basaksehir.

Për këtë takim, trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel hodhi në fushë një formacion 4-4-2 me një dyshe sulmuese, Mbappe-Kean dhe meNeymar në anën e majtë. Mirëpo, braziliani nuk do të jetë në gjendje të kontrbojë për skuadrën e tij në këtë takim.

Pas njëzet minutash lojë, Neymar kërkojë ndihmë e stafit mjekësorë, pasi po ndjente shqetësim në muskujt e kofshës së majtë. O’Ney fillimisht vendosi të rikthehej në fushë, por më pas kërkojë të zëvendësohej, duke i lënë vendin Pablo Sarabia (minuta, 26-të). Lajm i keq për PSG...