VIDEO/ Plas sherri masiv në ‘Fast-Food’, vritet me çekiç i riu

Rreth 30 adoleshentë mendohet të jenë përfshirë në përleshje e cila ka përfunduar me një viktimë pasi u godit me një çekiç brenda një fast food-i.

Ngjarja ndodhi në Burger King-un e Old Shoreham Road të Anglisë dhe u filmua e gjitha në kamera.

Kalimtarët shikonin të alarmuar ndërsa përleshja u përhap në të gjithë restorantin.

Në pamjet video të marra brenda degës së fast food, të rinjtë mund të shihen duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin, duke hedhur tavolina dhe karrige.

Policia thotë se një person dyshohet se u godit me një çekiç.