Ish-ministri: Kemi numër ‘afrikan’ mjekësh, personeli parësor nuk mund të trajtohen si skllevër

Nga Tritan Shehu

Mjeku i familjes e personeli parësor nuk janë “skllevër” e as pacienti Covid nuk mund të mjekohet me atë “protokoll” formal!

Duke ju kujtuar edhe shërbimin pediatrik ambulator, të lënë në harresë!

Mbasi “parësori” u la për muaj krejt jashtë ballafaqimit me këtë epidemi, tashti kërkohet t’i imponohet me një “cope letër” një ngarkesë e pa përballueshme për kushtet e tyre:

--Pa asnjë masë mbrojtëse personale, edhe maskën duhet ta sigurojnë vetë.

--Pa asnjë masë e organizim mbrojtës të Qendrave Shëndetësore për ata e pacientët, ku qarkullojnë të tille Covid, të dyshuar për Covid dhe jo Covid.

--Pa siguruar mundësi lëvizje, vizitash e procedurash të mbrojtura mjekuese të mjekut të familjes, pediatrit e infermiereve në banesat e pacientëve, të domosdoshme këto.

--Pa realizuar kontrollet bazale me tampon të tyre, se për ato periodike as bëhet fjalë (psh mjeku del pozitiv, infermieres nuk i bëhet tamponi ose anasjelltas).

-- Duke i dhënë vetëm dy fije “protokoll” krejt formal e surrealist për realitetin tonë dhe aq më keq ky i pa rimbursueshëm ndaj pacientit, duke filluar nga tamponi të cilin në shumice e realizojnë te privati, Scaneri, analizat, medikamentet etj.

--Pa trajtim financiar të këtij personeli, si pjesë e ballafaqimit aktiv me epideminë.

Në këto kushte roli i domosdoshëm i mjekut të familjes e pediatrit me personelin e tyre për pacientët ambulator ngel jo vetëm një iluzion në 3D, por kthehet dhe në një rrezikëshmëri për atë personel të pa mbrojtur, si dhe për pacientët që qarkullojnë brenda Qendrave Shendetësore po të tilla kur:

--Në tërësi, por veçanërisht për gjendjen tone të përhapjes së epidemisë, gjendjes spitalore, numrit afrikan të mjekëve, burimeve të kufizuara financiare etj, një rëndësi të dorës së parë edhe në përballjen Covid merr shërbimi parësor adult e pediatrik, si në diagnostikimin e hershëm klinik, në kryerjen e tamponeve, mjekimin adeguat jashtë spitalit e më tej në ndjekjen e pasojave afat mesëm e afat gjatë të sëmundjes.