COVID-19/ Sërish rekord infeksionesh në Itali, kryhen 200 mijë testime

Rastet e reja në Itali vijojnë të rriten me ritme të shpejta, mes masave të reja anti-Covid dhe protestave kundër tyre.

Në 24 orët e fundit, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.