‘Mos luaj me të’, Benzema reagon pas publikimit të bisedës

Televizioni francez “Telefoot” zbuloi një bisedë të dy futbollistëve Ferland Mendy dhe Karim Benzema pas pushimit të pjesës së parë në duelin kundër Monchengladbachin në Champions League, ku ky i fundit i kërkonte mbrojtësit 25 vjeçar që të mos i pasonte topin Vinicius Junior.

Arsyeja? Talenti i ri nuk po luante për skuadrën dhe po shkatërronte më kot aksionet e Realit të Madridit, duke kërkuar prestigjin personal.

Fjalët e Benzemas që shkuan më tej duke thënë se Vinicus po punonte kundër madrilenëve kanë bërë xhiron e botës.

Heshtjen e madhe e ka thyer një mesazh i vetë sulmuesit: “Qentë le të lehin”. Megjithatë nuk ka asgjë më tepër sesa një adresim i tillë nga ana e Benzemas, kur kërkohet një shpjegim për të vërtetën.