Vasili-Ramës: Kur bëje vetë greve urie, çdo gjë legjitime! Naftëtarëve u bën presion!

Naftëtarët e Ballshit janë futur sot në ditën e 14 të grevës së urisë, por akoma s’kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre me pagat e prapambetura.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook, ku e quan kryeministrin Rama ‘Rrangalla’, I cili prej ditësh u bën presion naftëtarëve që të mbyllin grevën e urisë, por grevistet femra nuk pranojnë, pasi sipas tyre, greva do mbyllet vetëm kur të marrin zgjidhje për problemin e tyre.

Vasili thekson se kur Rrangalla bënte vetë greve urie në bulevard, çdo gjë ishte legjitime, por naftëtarëve u bën presion! Çfarë i paturpi!!

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Çfarë i paturpi!!

KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben presion !?

Rrangalla ky sharlatan ne vitin 2010 me çadra bente greve urie dhe presion mu ne mes te bulevardit per dite te tera dhe e quante te ligjshme te gjithen kete.

Kur rrangalla ben vete greve urie eshte cdo gje legjitime, ndersa naftetareve, qe ju eshte vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhene te drejte ky u ben presion paturpesisht.

Ja cfare u shkruan Rrangalla naftetareve sot:

" Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime".

Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion.

Dy standarte Rrangalla, nje per vete dhe nje per njerezit e thjeshte!