Alarmante/ Klubi konfirmon 29 raste me Covid, pjesë edhe futbollisti shqiptar!

Rëndohet situata te Reggiana në Itali.

Skuadra ku aktivizohet edhe Arlind Ajeti po kalon një periudhë të errët. Kaos dhe situatë negative në klubin italian, aty ku numri i të infektuarve ka shkuar në 29, nga të cilët 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerët anëtarë të stafit teknik.

Ndeshja e fundjavës kundër Cittadellas së Kastratit u shty dhe me shumë mundësi e njëjta gjë do të ndodhë edhe me duelin e 31 tetorit kundër Salernitanës.

Në 4 javët e para të kampionatit në Serie B, Reggiana ka grumbulluar 4 pikë, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.