Stresi dhe Fero në një bashkëpunim?!

Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale, pas ndarjes së bujshme me Arbenita Ismajlin rreth një muaj më parë.

Reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram, pa bërë më parë një lajmërim, duke i lënë të gjithë fansat e tij kuriozë dhe në merak.

Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë asaj periudhe.

Por, Arbenita dhe Fero duket se janë kthyer sërish në krahët e  njëri-tjetrit.

Tashmë reperi po punon për albumin ‘Goat’. Dhe me sa duket është i mundshëm një bashkëpunim me Stresin.

Reperi nga Shqipëria, dje ka vizituar Kosovën, dhe ka vizituar gjithashtu edhe studion e Gang Gang Entertainment.

Një fotografi e përbashkët e skuadrave të artistëve është shpërndarë në rrjetin social Instagram.