Dje erdhën nga Siria, sot SPAK i thërret për të dëshmuar për terrorizëm

Një ditë më parë erdhën në Shqipëri, ndërsa sot janë thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tyrë në një hetim që ka nisur prej vitesh në lidhje me ikjen e shqiptarëve për të luftuar në Siri.

Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje madhorët e riatdhesuar në rastin konkret Floresha Rashën.

Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.

SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Një ditë më parë Rama tha se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.