Numri i të vdekurve nga Corona në Evropë rritet 40%

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Evropë u rrit 40 përqind javën e kaluar në një situatë që spitalet po përpiqen të përballojnë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Po shohim një rritje intensive dhe vërtet alarmante të rasteve dhe vdekjeve," i tha një zëdhënëse e OBSH, BBC-së, duke theksuar shifrat në Francë, Spanjë, Hollandë dhe Rusi.

"Njësitë e kujdesit intensiv në spitale tani kanë filluar të mbushen me njerëz shumë të sëmurë," tha ajo.