VIDEO - Kur të kalon vdekja pranë/ Momenti kur gazetarëve u fluturon sipër kokës raketa...

Një grup gazetarësh nga Euroneës, për pak sa nuk e kanë pësuar me jetë derisa ishin brenda veturës në lëvizje.

Ata ishin brenda veturës kur mbi kokat e tyre fluturoi një raketë gjigante, e hedhur nga territori i Armenisë,.

Për fat të mirë nuk është lënduar asnjëri prej tyre, por vetura është dëmtuar paksa.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur gazetarët që ishin në veturë “shohin vdekjen me sy”, por që raketa kalon mbi ta dhe shpëtojnë pa ndonjë lëndim.

Kujtojmë që fuqitë e mëdha janë duke tentuar të bindin dy palët – Armeninë dhe Azerbajxhanin të ndërpresin luftimet dhe të ulen në tavolinë, për të diskutuar për një zgjedhje paqësore./telegrafi/