FOTO/ Ledri Vula shpenzon shifrën marramendëse për një orë

Ledri Vula është një nga reperët më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Përveç projekteve muzikore, ai merr shpesh dhe komente pozitive për paraqitjet e tij skenike, dukjet në përditshmëri dhe jo vetëm.

Reperi para disa ditësh ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet i veshur plot stil.

Faqja Shqip.Closet ka zbuluar sa kushton veshja e tij. 16.551 mijë euro kanë kushtuar këmisha dhe ora e firmës ‘Rolex’.

Këmisha mban vlerën prej 38 euro, ndërsa ora të cilën ai shpesh e përdor, arrin deri në 16,513 euro.