Ronald Koeman rrezikon dënimin pas deklaratave në 'El Clasico'

Pas humbjes në “ El Clasico”, Ronald Koeman sulmoi gjyqtarin e takimit për penalltinë e dhënë në favor të Real Madrid.

Për mua nuk ishte. Dhe e kam pyetur arbitrin që të më shpjegonte një herë e përgjithmonë si funksionon VAR-i këtu në Spanjë. Ne kemi luajtur pesë ndeshje deri më tani dhe VAR ka qenë kundër Barcës. (...) VAR mund të jetë shumë i mirë, por jo për të gjitha ekipet ", kishte deklaruar tekniku holandez.

Fjalë që mund t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit të Barçës, pasi federata po ka përgatitur një dosje kundër Koeman. Pasi dosja e tij të jetë shqyrtuar, Ronald Koeman rrezikon një sanksion që varion nga 4 në 12 ndeshje pezullim.