Shpreson të luajë në Juventus - Barca, ja çfarë ndodh me Ronaldon

Sportdashësit duhet të presin datën 8 dhjetor për të parë duelin midis Cristiano Ronaldos dhe Lionel  Messit.

Sulmuesi portugez ka rezultuar sërish pozitv në testin e fundit dhe nuk do të luaj nesër në sfidën midis Juventusit dhe Barcelonës.

Lajmi është dhënë nga gazetari italian, Romeo Agresti, i cili bën të ditur se CR7 nuk do jetë në fushë nesër ndaj katalanasve, duke humbur përballjen ndaj Messit, me të cilin është në rivalitet prej 15 vitesh.