‘Veliaj lavatriçe e pastrimit të parave’/ Kërpaçi: Të tregojë kur do të jetë gati shkolla ‘Sami Frashëri’

Nënkryetarja e LSI-së, Floida Kërpaçi I është përgjigjur kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj pasi ky e fundit e cilësoi Kryemadhi gënjeshtare dhe tha se gjatë mandatit qeverisës nuk bënë asnjë shkollë.

Kërpaçi shprehet se Veliaj është lavatriçja e pastrimit të parave në Tiranë, ndërsa i bën pyetjen se kur do të jetë gati shkolla “Sami Frashëri”, sepse gjimnazistët po presin.

‘Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës. Kujtohet për Kombinatin pasi shkon Monika Kryemadhi. Kujtohet për shkollën Sami Frashëri pasi ja përmend Monika Kryemadhi. Dje nuk kishte tabelë, sot ka nisur suflerët që ta vendosin një të tillë. Lëri batutat, por trego datën kur do të jetë gati Sami Frashëri sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë.’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një intervistë pë “Neës 24” deklaroi se kritikat e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi janë adresime të gabuara.

Veliaj tha se Basha e Kryemadhi, kur kishin mandatin qeverisës, nuk bënë një shkollë dhe nuk lanë gjurmët e tyre në Tiranë. “Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë shkollë dhe asnjë projekt për 30 vjet.Ne kemi bërë rregullime në shkollën Kosova. Vitin tjetër, shkolla “Sami Frashëri” do të ketë pajisje moderne, do i rrisë edhe vlerën pronës tek Rruga e Barrikadave. Mundohen që të kapin një votë për një parti që është e rrënuar nga votat.

Momentalisht nxënësit e Sami Frashërit jnë akomoduar tek shkolla Çajupi. Kryemadhi dhe Basha s’kanë bërë një shkollë në mandatin e tyre. Kryemadhi gënjen. Basha dhe Kryemadhi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në historinë e Tiranës. Ne kemi bërë më të mirën në kohë pandemie”, tha ndër të tjera Veliaj.