Josep Maria Bartoumeu jep dorëheqjen nga posti drejtues i Barcelonës

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës.

Siç raportohet nga "Diario Sport", vendimi erdhi në këto minuta, pas mbledhjes urgjente të bordit drejtues ditën e sotme. Në fund të së cilës kreu drejtues i Barçës vendosi të japë dorëheqjen. Me të edhe pjesa tjetër e drejtorëve aktualë. 

Barcelona, këtë verë ka përjetuar momentet më të këqija të viteve të fundit, duke filluar nga humbja 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e deri te kërkesa për largim e Lionel Messit. Kjo kishte bërë që tifozët e Barcelonës të ngrihen kundër tij, madje së fundi është nënshkruar edhe një peticion për largim.

Bartomeu do të mbajë një konferencë për shtyp të caktuar në orën 20:45. (A.Gj)