367 viktima në 24 orë/ Britania regjistron rreth 23 mijë raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me  COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 22,885 persona pozitiv me Covid-19, ndërsa ditën e djeshme u raportuan 20,890 infeksione.

Ndërkohë 367 pacientë humbën betejën me COVID-19, një rritje kjo e ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme ku viktimat ishin 102 vdekje.