Sirena angleze për Eriksen, Man United është gati të vendosë 'në pjatë' van de Beek

E ardhmja e Christian Eriksen mund të jetë përsëri në Premier League .

Siç raportohet nga portali spanjoll “Todofichajes.com”, “Djajtë e Kuq”, gjatë merkatos së ardhshme, mund të trokasin në dyert e klubit zikaltër për të kërkuar kartonin e ish-futbollistit të Tottenham.

Mund të ketë edhe një shkëmbim me Donny van de Beek , mesfushori holandez i cili duket se gjen pak hapësira në formacionin e Solskjaer. Mbetet për t'u parë