UEFA publikon listën e futbollistëve më të shpejtë në Champions League

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Champions League.

Lojtari që arriti shpejtësinë më të lartë është Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG në ndeshjen kundër Bayern vrapoi me një shpejtësi prej 33,99 kilometra në orë.

Ai ndiqet nga Lucas Klostermann i Leipzig i cili vrapoi me një shpejtësi prej 33,89 kilometra në orë, dhe në vendin e tretë është Hans Hateboer nga Atalanta me 33,71 km/orë.